Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar pas mbylljes me sukses të operacionit për evakuimin e 15 banorëve në tre fshatra të Shkodrës, ku mes tyre ishin edhe 8 mësues të bllokuar në shkolla.
“Faleminderit të gjithë efektivëve të FA_Shqiptare që edhe gjatë fundjavës nuk kanë reshtur së ndihmuari banorët në vështirësi nga moti i keq. Helikopteri “Cougar” i FA evakuoi sot 15 persona, mes të cilëve banorë të sëmurë dhe mësues nga zonat e bllokuara të Thethit dhe Shalës”, shprehet Xhaçka.
15 të evakuuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, 13 prej tyre janë duke takuar familjarët dhe po shpërndahen me banesa, teksa 2 të cilët kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore po trajtohen dhe mbikëqyren nga mjeku./atsh