Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo fakulteti informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë bursa, për të vijuar me financimin.
Në njoftimin zyrtar dërguar për mediet, ministria e Arsimit u ka bërë apel sekretarive mësimore pranë universiteteve që të informojnë studentët, në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave.
“Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që dizinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, -thotë ministria e Arsimit./atsh