Loading...

Manifestim në Athinë kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Qendra e Athinës është mbyllur sot nga qarkullimi për shkak të një manifestimi që parashikohet në mesditë kundër marrëveshjes mbi emrin e ri të Maqedonisë, i kontestuar nga shumë Grekë.

“Policia është mobilizuar në nivelet më të larta, rreth 1 500 dhe 2 000 policë, dronë dhe helikopterë garantojnë sigurinë”, sipas burimesh policore.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com