Lentet e syrit tanimë do të ofrohen falas në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë dhe në disa spitale rajonale si Elbasani apo Vlora.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gajtë vizitës që zhvilloi me kryeministrin në QSUT.
“Paketa e lenteve është një paketë e re e cila mbështetet 100 % nga qeveria. e kemi miratuar dhe buxhetuar dhe QSUT prej këtij viti e ofron falas shërbimin për vendosjen e lentës.
Do të ofrohet për më shumë se 2 mijë pacientë në vit. Është një investim direkt pasi vetëm një lente kushtonte 350 dollarë për një sy dhe 700 dollarë për të dy dhe kryesisht të moshuarit duhej ta blinin.
U kemi kursyer 1.5 milionë euro qytetarëve” tha Manastirliu.