Loading...

Itali – Të rinjtë shqiptarë, mundësi për kurse trajnimi për disa profesione

Të rinjtë shqiptarë, rezidentë apo jo në Itali mund të ndjekin kurse trajnimi për profesionet e barmenit, picabërësit, kuzhinierit e enologut.

Gjithashtu kurse trajnimi do të ofrohen edhe për të mitur që gjenden në institute të korrektimit për shlyerje dënimi, në mënyrë që t’u ofrohet atyre një rrugëzgjidhje për një profesion në të ardhmen

Kjo erdhi si propozim i Konsullit të Përgjithshëm së Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj, i cili së bashku me Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit, Kryekomisar Artur Beu, zhvilluan një vizitë në ambientet e kompanisë “ad horeca”.

Kjo kompani është një nga institutet formativë për trajnime e shërbime në botën e ushqimeve dhe pijeve, si edhe distributor lider në fushën e tregëtisë ushqimore i specializuar për restorantet.

Në ambientet moderne të kësaj kompanie, zhvillohen kurse trajnimi për profesionet e barmenit, picabërësit, kuzhinierit e enologut.

Krerët e kompanisë, ranë dakord me propozimin e Konsullit të Përgjithshëm, për të ofruar kurse trajnimi për djem e vajza shqiptarë, rezidentë apo jo në Itali.
Gjithashtu, me interes ishte edhe propozimi për të ofruar kurse trajnimi, për të mitur që gjenden në institute të korrektimit për shlyerje dënimi, në mënyrë që t’u ofrohet atyre një rrugëzgjidhje për një profesion në të ardhmen.

Konsullata e Përgjithshme në Bari falenderon administratorin e kompanisë Michele Scutari dhe avokatin Alessandro De Nunzio për këtë mundësi në dobi të shtetasve shqiptarë, por edhe të atyre italianë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com