Pas ngjarjes së rëndë ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij dhe e groposi në kopshtin e shtepisë kësaj herë një ngjarje tjeter e rëndë ka ndodhur serish në një familje shqiptare.
Godet sërish krimi në familjet shqiptare në Greqi. Një burrë ka qëlluar gruan e tij në qytetin e Korinthit shkruan shqiptarja.com. Ai e kishte pritur gruan e tij jashtë një banese ku ajo punonte, shkruajnë mediat greke.
45-vjeçarja me mbiemër Bardhi, ndodhet në spital, ku ndodhet në gjendje kome. Policia greke ka ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar bashkëshortin e saj.