Loading...

Gjendet pas 5 vitesh shqiptari i murosur

Policia italiane ka zbuluar skeletin e një personi të murosur në provincën e Senagos në Milano të Italisë.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, dyshohet se viktima ka humbur jetën rreth 5 vite më parë.
Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identitetin e viktimës, duke u fokusuar te personat e zhdukur rreth 5 vite më parë.

Dyshimet e para i kanë çuar hetuesit te një shtetas shqiptar, i cili ka humbur gjurmët 5 vite më parë në Xhenova.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com