Loading...

Fier – Ndërgjegjësim i të rinjve drejt sporteve

Masivizimi i Sporteve dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për një jetë aktive e të shëndetshme mbetet në fokus të punës së bashkisë së Fierit.

Sipas kryetarit të bashkisë, Armando Subashi, vëmendja e bashkisë për të krijuar mundësi të reja dhe për ta kthyer këtë në traditë është rritur vit pas viti, gjë që ka sjellë edhe rritjen e interesit të të rinjve për sportet.

“Aktivitetet nuk do të reshtin asnjëherë deri në masivizimin e plotë të sporteve dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për një jetë aktive e të shëndetshme”, tha Subashi, ndërkohë që në Fier po zhvillohet kampionati i basketbollit.

Një pjesë e rëndësishme e investimeve për rikonstruksionin e shkollave në Fier, shkon për rikonstruksionin e palestrave dhe krijimin e mjediseve të reja sportive. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com