Loading...

Dështojnë bisedimet amerikano-ruse për traktatin bërthamor INF

SHBA-ja dhe Rusia hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit duke vënë në rrezik një traktat të rëndësishëm për armët bërthamore që datojnë nga Lufta e Ftohtë, ku Uashingtoni kërcënon se do të tërhiqet në mesin e muajit shkurt.

Një grup diplomatësh rusë dhe amerikanë ndërmorën sot në misionin rusë në Gjenevë diskutime për këtë traktat për armët bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF), por pa arritur një marrëveshje.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e armëve dhe Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare, Andrea Thompson, e cilësoi takimin zhgënjyes pasi është e qartë se Rusia vazhdon të jetë në shkelje flagrante të Traktatit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com