Loading...

Bashkia Roskovec ndërton 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë

Bashkia Roskovec bëri të mundur ndërtimin e 5 shtëpive për familjet në pamundësi ekonomike.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi u shpreh se “ky është një investim prej rreth 15 milionë lekë, iniciativë dhe kontribut i bizneseve në bashkinë Roskovec”.

“Në hapësirën e 3 viteve, në kuadër të projektit “Solidaritet për njerëzit në nevojë“, ne kemi realizuar përmirësimin e kushteve të banimit për 52 familje rome, me një financim prej rreth 30 milionë lekësh me fonde të qeverisë, si dhe përmirësimin e kushteve të banimit për 19 familje në nevojë me një fond prej rreth 11 milionë lekë fonde të qeverisë”, tha Bufi për ATSH-në.

Bufi siguroi se “strehimi i familjeve në pamundësi ekonomike nuk do të ndalet këtu, pasi bashkia Roskovec do të vijojë edhe në të ardhmen ndërtimin e shtëpive të tjera për këtë kategori familjesh në nevojë”.

Një prej familjeve qe sot është në shtëpinë e re, të ndërtuar nga bashkia Roskovec, është familja e Bashkim Himës në Suk1, e cila më parë jetonte në një kasolle që rrezikonte të shembej. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com