Loading...

Ballkani “ngrin”

Reshje të mëdha dëbore kanë përfshirë bregdetin kroat dhe fqinjin e tij, Malin e Zi, duke krijuar ndërprerje të transportit dhe shërbimeve publike.

Sipas medias lokale, aeroporti i Podgoricës, kryeqyteti malazez, është mbyllur për trafikun ajror, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë mbuluar disa ishuj në rajonin e Dalmacisë, ku shumë shkolla u detyruan të mbyllen për shkak të motit.

Dëbora dhe i ftohtë arktik ka përfshirë edhe vendet e tjera të Ballkanit si Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania.

Temperatura më e ulët në Maqedoni, minus 15 gradë Celsius, sot në mëngjes është shënuar në Manastir.

Minus 12 gradë Celsius është në Berovë dhe Prilep, minus 11 në Strumicë, ndërsa nëntë gradë Celsius nën zero në Shkup.

Temperatura minus ka kudo nëpër Maqedoni, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit ka reshje lokale të dëborës.

Më shumë dëborë ka në Mavrovë, 55 centimetra dhe në Krushevë 26 centimetra.

Dëborë ka edhe në pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë, madje edhe në zonat e ulëta si në Selanik dhe Thrakë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu.

Stuhia ”Ipathia” pritej të mbërrinte në pjesët veriore dhe perëndimore sot në mëngjes dhe në pjesën tjetër të Greqisë deri sot pasdite. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 150 kilometra në orë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com