Një super hënë e përgjakur do të shfaqet në qiell më 20 janar dhe është një fenomen aq i jashtëzakonshëm sa tingëllon. Përveç të qenit një fenomen i rrallë, një super hënë e përgjakur duke qenë se është e para për këtë vit merr dhe përcaktimin, hëna e ujqërve.
Kur hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore ajo quhet super hënë , por ajo e 20 janarit do të marrë dhe emërtimin e përgjakur pas një eklipsi total të diellit që do të ndodhë.
Sipas National Geographic, këto ngjarje astrologjie do të fillojnë në orën 11.41 të paradites më 20 janar dhe pritet të zgjasin për 62 minuta. Ata theksojnë se e gjithë ngjarja do të zhvillohet për tre orë e gjysmë. Pra ngrini sytë nga qielli, pasi spektakli është i garantuar./atsh