Loading...

27-vjeçari shqiptar shkëlqen në Superligën greke, shënon golin e dytë në 2019

27-vjeçari shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e “AEL Larisës” në Greqi, ka gjetur golin e dytë radhazi, pas atij të shënuar në Kupë ndaj “Asteras Tripolis” pak ditë më parë.

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, po shkëlqen në Superligën greke. Në minutën e 6-të, shqiptari shënoi golin e avantazhit në sfidën ndaj “Smyrnis”, e vlefshme për Superligën greke.

Me performancën e tij të shkëlqyer, futbollisti shqiptar konfirmohet gjithmonë e më shumë si lider te skuadra nga Larisa që lufton për të siguruar mbijetesën./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com