Më datë 11.12.2018, rreth orës 09:30, në lagjen “24 Maji” pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë (trup njeriu), ku paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit.
Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit. Po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Policia identifikon trupin e pajetë te gjetur mengjesin e sotëm në Hidrovorin e qytetit:
K. H., 62 vjeç, me origjinë nga Dukati i Vlorës (endacak).
Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të dyshimta.