“Vlora-qyteti që po zgjohet” ishte tema e dialogut të zhvilluar sot në qytetin bregdetar nga deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, me maturantë dhe studentë të dalë nga Liceu i Vlorës.
Në dialogun me studentët, Velaj foli për disa zhvillime në artin e kulturën europiane, si dhe rolin që luan arti e kultura në rilindjen shpirtërore të qyteteve.
Velaj solli disa shembuj nga qytetet europiane, të cilat kanë investuar në infrastrukturën artistike e kulturore të tyre e që sot, janë pararojë në Europë duke shumëfishuar të ardhurat dhe zhvillimin e tyre.
Në përfundim të dialogut me maturantët dhe studentët, Velaj pranoi kërkesën e stafit pedagogjik për angazhimin e tij në të ardhmen me këtë shkollë, si dhe vetë qytetin.
Po ashtu Velaj i ftoi të rinjtë të rinisin një rrugë të gjatë së bashku për t’i rikthyer shpirtin qytetit.
Deputeti Velaj u dhuroi maturantëve dhe studentëve libra dhe katalogë arti të artistëve ndërkombëtarë dhe me famë botërore.