Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.
Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 5 shtetasve në kërkim!
Në vijim të punës së mirëorganizuar për kapjen e persona në kërkim Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Komisariatin pranë DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 2 shtetasve të tjerë:
B.N., 54 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 338 datë 21.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 130/a të Kodit Penal.
Z.I., 55 vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e formës së prerë nr. 366 datë 02.06.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Gjithashtu, bëjmë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kapur e ndaluar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, konkretisht si më poshtë:
V.B, 25 vjeç, banues në Beshisht, Vlorë.
Gj.Z, 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë.
A.N, 46 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas janë ndaluar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Vlorës fton qytetarët të ndihmojnë Policinë në dhënien e informacionit në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.