Më poshtë po ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri.
Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit.
Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.
Por cilat janë disa nga përfitimet e tij?
Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B dhe bronkopneumonisë.
Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në rast se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar.
Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.
Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.
Si ta përgatisni këtë çaj?
Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr.
Pasi të ketë vluar uji, shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.
Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Preferohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë të pini jo më shumë se tri gota në ditë.