Loading...

Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët te “Astiri”

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com