Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.
Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshem krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.
Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.
Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.
Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.
Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.
Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.