Në qytetin e Vlorës dhe njësitë administrative të tij po ecën me ritme të larta reforma e ujit, si dhe formalizimi i të gjithë abonentëve.
Ditën e sotme punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve shkuan në Njësinë Administrative Nartë, ku u kanë folur banorëve të zonës për rëndësinë e reformës së ujit.
“Derë më derë për zbatimin e reformës së ujit. Sot kemi vijuar kontaktet me banorët e zonës së Nartës, si dhe me qytetarët në lagjen “24 Maji”, ku kemi njoftuar qytetarët edhe për debitë”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.
Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje vijojnë kontaktet me abonentët, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë.
Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit, ndërsa ka pasur një angazhim të lartë nga të gjithë punonjësit e angazhuar në aksionet e ndërmarra./