“Kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, përkundrazi qeveria dhe studentët janë në të njëjtën anë”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të komunikimit live në Facebook, mbi rubrikën “Dialog për Universitetin”.
“Qeveria nuk është pa mëkate, ka kusuret dhe përgjegjësitë e veta, por hajdeni ta diskutojmë me qeverinë dhe le ta bëjmë së bashku si njerëz realë, jo si profile fallco në Facebook. Profilet fallco kanë frikë të takohen”, tha Rama.
Nëse jeni gati, iu drejtua ai studentëve, “unë jam gati në çdo orë”. “Do të jemi ne edhe do të jetë gjithë populli shqiptar që na ka votuar, ku të doni madje dhe në studio televizive”, tha Rama./atsh