Loading...

Promovohet romani “Princesha Rugjinë” i shkrimtarit Eqerem Canaj

Promovohet romani “Princesha Rugjinë” i shkrimtarit Eqerem Canaj.

Në kuadër të fushatës gjithëvjetore “Takohemi për një Libër”, shpallur nga Ministria e Kulturës, por dhe në përfundim të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Bashkia Vlorë, Qendra e Kulturës dhe Artit, Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” kanë promovuar sot paradite romanin e ri të shkrimtarit Eqerem Canaj, “Princesha Rugjinë” botuar nga Shtëpia Botuese “Toena” dhe sponsorizuar nga Bashkia e qytetit.

Merrnin pjesë shkrimtar dhe poet, miq dhe dashamirës të autorit. Ndodhej edhe Nën/Kryetari i Bashkisë së Vlorës Zoti Shaban Mehmeti.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur z. Çlirim Hoxha, drejtues i Bibliotekës, i cili ka folur për rëndësinë që ka leximi i librave edhe për moshën e tretë, u ndal edhe për vlerat e librit të ri të shkrimtarit Eqerem Canaj, i cili vjen edhe si një homazh për figurën emblematike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Pastaj kanë folur me radhë Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” zoti Myrteza Mara, Drejtuesi i Muzeut Historik të qytetit z. Skënder Spahiu, Doc. Odise Çaçi, poeti dhe përkthyesi z. Sinan Elmazi, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, z. Meto Hoxha, z. Fuat Kokalla, etj.

Në emër të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli ka përshëndetur takimin Nën/Kryetari i kësaj bashkie z. Shaban Mehmeti. Në fund ka falënderuar të pranishmit autori i romanit “Princesha Rugjinë” shkrimtari Eqerem Canaj, i cili ka nënshkruar edhe autografe për të pranishmit që morën librin e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com