Partia Socialiste pritet që të mbledhë sot kryesinë e saj, ku në diskutim do të jenë dhe performance e ministrave dhe bilanci i qeverisë.
Edhe pse jemi në prag të pushimeve, socialistët duket se e kanë pasur me ngut mbledhjen e strukturave, pasi në datën 28 Dhjetor do të thërrasin dhe Asamblenë e tyre Kombëtare.
Ajo që është hedhur në media, është ideja e disa ndryshimeve qeveritare, për të shuar sadopak tensioned e krijuara pas protestës së studentëve dhe gjendjes së përgjithshme social-ekonomike.
Ndryshime në qeveri janë paralajmëruar edhe gjatë muajit shtator, gje e cila më pas nuk ndodhi. Duke qenë se 2019-ta do të jetë një vit elektroral dhe mes mandate qeverisës, Rama ndoshta ka menduar që të freskojë sadopak kabinetin e tij.
Lidhur me ndryshimin e mundshëm të ministrave ka pasur dje një reagim dhe Ylli Manjani.
“Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re….
Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave”,shkruan Manjani.
Sipas tij, ministrat në kabinetin Rama janë thjesht zëdhënësa politikë dhe kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon kryeministri.