Një zjarr ka përfshirë kodrat e Radhimës në Vlorë, ndërsa mësohet se një hapësirë e madhe ullishtesh është djegur.
Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe të zonës turistike të Radhimës dhe ende nuk dihen shkaqet.
Mësohet se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.