Shqipëria mësoi ditën e sotme kundërshtarën e saj për kualifikueset e Euro 2020. Në këtë grup, kombëtarja jonë do të përballet me kampionët e Francës, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.
Pas hedhjes së shortit ka folur dhe trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu. Lucescu lëshoi disa ‘lavde’ drejt kombëtares tonë, duke e konsideruar si një ekip të fortë.
“Me Francën nuk është e lehtë. Na duhen patjetër fitore me Moldavinë dhe Andorrës. Ndaj Islandës, kemi avantazhin që e njohim. Shqipëria është një skuadër e mirë”u shpreh ai.