‘Global teacher Prize 2019’ ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare .
Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.
Finalistë janë 50 mësuesë, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.
Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.