Loading...

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë e mia”, u shpreh ministrja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com