Loading...

“Letra e Zotit” e Ajnshtajnit shitet për 2,9 milionë dollarë

Letra e fizikanit të famshëm Albert Ajnshtajn dërguar filozofit gjerman Eric Gutkind, në të cilën ai shpalos pikëpamjet e tij rreth Zotit, fesë dhe identitetit hebre u shit në ankand për 2,9 milionë dollarë, raporton  Anadolu Agency (AA).

Letra e shkruar me dorë doli në shitje nga Shtëpia e Ankandeve ‘’Christie’s’’ në New York, me një vlerë fillestare që nisi nga 1,5 milionë dollarë.

Nobelisti Ajnshtajn letrën e shkroi në vitin 1954, në moshë 74 vjeç, ku shkencëtari me famë shpalos idetë e tij rreth Krishterimit, Zotit dhe identitetit hebre.

Në letër, Ajnshtajn pohon se ideja mbi Zotin nuk ka kuptim për të dhe se fetë përbëhen nga legjendat.

“Fjala Zot për mua është thjesht një shprehje, produkt i dobësive së njeriut. Bibla nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e legjendave të respektueshme, por prapë primitive”, shkruan Ajnshtajn në letrën e tij, e njohur si “Letra e Zotit”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com