Londra njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend anëtar i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani deri në mars të 2019-ës, kur është parashikuar që shteti ishullor të dalë nga BE-ja, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.
Kjo mund të jetë një mundësi e artë për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në një nga vendet anëtarë të Bashkimit Europian, të cilët zotërojnë shtetësinë e vendit ku jetojnë për një periudhë të paktën 5-së vjeçare.
Ndërkoh, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.
Ky vendim vjen në një kohë Kryeministrja Britanike është akuzoar për “kapitullim total” sa I përket të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në Mars të 2019-ës.
Ky qëndrim vjen pas presionit të Bashkimit Europian, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën, veprim i cili ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik.