Loading...

“Ke tre shqiptarë pas qafe”, kanoset me jetë ministri italian

Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër, Matteo Salvini është kërcënuar me jetë nga tre shqiptarë. Kërcënimi është bërë përmes një letre anonime, e cila ka mbërritur mëngjesin e sotëm në godinën e ministrisë që ai drejton.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhej në letër.

Salvini ka zgjedhur ta ndajë letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime.

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet! Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini në Instagram.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com