Kanë kaluar shumë vite, por filmi turk “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” i vitit 1970 vazhdon të mbahet mend nga të gjithë dhe sidomos aktorja kryesore bukuroshe që luante rolin e “Borëbardha”. Ajo quhet Zeynep Değirmencioğlu dhe ka luajtur gjithashtu edhe rolin e Hirushes një vit më vonë. Zeynep ishte 16 vjeç kur luajti rolin e “Borëbardhës” dhe 17 vjeç në rolin e “Hirushes”, filmat të cilët e bënë shumë të famshme.
Por ndonëse aktrimin e ka filluar që në moshën 1-vjeçare, Zeynep e la këtë profesion kur ishte 20 vjeç dhe iu fut biznesit. Vitet e fundit ajo ka hapur edhe një restorant në Stamboll.
Ajo sot është 63 vjeç, grua e ve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit futbollist dhe ka dy vajza.