Loading...

Historia e trishtë e Briseldës 17-vjeçares së vr.arë mbrëmë në Laprakë

DEtaje nga ngjarja e mbrëmshme në Laprak.
Kur i vëllai i Briseldës, 17-vjeçares së vr.arë mbrëmë në Laprakë, shkruajti sot “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë”, shumëkujt i shkoi ndërmend pyetja rreth të kaluarës së dy fëmijëve të familjes Gjikola.

Briselda u vra mbrëmë me armë zjarri gjatë një atentati në Laprakë, Tiranë, ndërkohë që i dashuri i saj mbeti i plagosur me plumb në shpatull dhe qafë.
Edhe pse i plagosur Erion Bengo nxitoi me makinë për në spitalin e Traumës për të shpëtuar të dashurën e tij, por fatkeqësisht pa shpresa.

Sipas burimeve të “Faxweb”, Briselda ka lindur në Kurbnesh të Mirditës. Prindërit e 17-vjeçares para disa vitesh janë divorcuar. Mamaja e saj jeton në Itali, ndërkohë që i ati banon ende në Kurbnesh.

Dy fëmijët, vajza dhe djali që është pak më i vogël banojnë në Tiranë. Këtë vjeshtë brenda dy muajve dy fëmijëve u kanë vdekur gjyshërit që banonin në Kurbnesh.

Vëllai i Briseldës ka shkruar sot:

Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P.”
Ngjarja mendohet se ka ndodhur pas një sherri që Benga ka pasur me disa të rinj të tjerë, në një nga lokalet e zonës, pak minuta para vrasjes. Policia thotë se ka zbuluar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, po për arsye hetimi nuk jep detaje të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Deri më tani dy janë pistat e hetimit, e para se të shtënat erdhën për shkak të xhelozisë, se adoleshentja ka patur një lidhje më herët, dhe se autori i vrasjes është konfliktuar me Bengën. Ndërsa pista e dytë është ajo e konflikteve të mëparshme të Bengës, dhe shantazhit që ky i fundit i ka bërë 2 vite më parë, ish-të dashurës së tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com