Loading...

Flet trajneri i Flamurtarit,Ilir Daja, para ndeshjes me ekipin e Tiranës

Flamurtari luan përball Tiranës ndeshjen e fundit për këtë vit,një takim ku vlonjatët vijnë pas dy fitoresh rradhazi,por edhe faktin se përball gjejnë një njohje të vjetër si traineri aktual i Tiranës,Ardian Mema.

Traineri ilir Daja e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të vështira ,jo vetëm për faktin se përball është Tirana,por edhe sepse luhet ndeshja e fundit për këtë vit,dhe natyrisht mund të mungojë disi mobilizimi. Gjithsesi Daja e ka quajtur një moment të mirë situaten tek Flamurtari që vjen pas dy fitoresh rradhazi,por pavarsisht këtij fakti për Dajën,luhet përball Tiranës,që ndoshta nuk e meriton këtë pozicion në tabelë.

Referuar se traineri Mema është në krye të Tiranës,ky fakt nuk ndryshon asgjë,duke parë se skuadrat kërkojnë maksimumin dhe ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Flamurtari do të ketë dy mungesa si Veliu,por edhe Bushic,të cilët nuk janë gati për këtë sfidë,edhe pse për kroatin ka një shpresë minimale,por për momentin konsiderohen dy mungesa veç Deliaj,që e ka mbyllur këtë vit.

Alvesh dhe Torasa kanë shoqëruar Dajën në konferencë dhe për të dy lojtarët rëndësi ka fitorja në këtë përballje,ku synimi mbetet që Flamurtrai të vijojë rrugën e rezultateve pozitive.

Takimi do të luhet të premten në orën 16 e 30 minuta dhe padyshim edhe pse takimi ka vështirësi në Vlorë synojnë ta mbyllin pozitivisht këtë vit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com