Loading...

Emocionet e takimit të rreshterit Ervin Todo me familjen mbas kthimit nga Afganistani

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar këtë të martë një video emocionuese ku shfaqet rreshteri Ervin Todo teksa takohet me gruan dhe fëmijët pas kthimit nga qëndrimi 6 mujor me shërbim në Afganistan.

“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave”, shkroi Xhaçka në një postim në Facebook.
Ministrja shpjegoi se Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve. “Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”, uroi Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/921860121338087/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com