Loading...

Dy “fermerët” shqiptar rrisnin kanabis me vlerë 1 milion stërlina

Dy shqiptarë janë dënuar nga Gjykata britanike, pasi mbi ta rëndonte akuza e kultivimit te lëndëve narkotike.

Sipas mediave britanike shtetasit e arrestuar janë Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari të cilët bënin rolin e kopshtarit duke u kujdesur për rritjen e 1433 rrënjë kanabis, me vlerë tregu 1 milion sterlina.

Gjykata për dy shqiptarët ka vendosur ti dënojë me nga 3 vite burg secili.

Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari i thanë gjykatës se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin prej 11.000 stërlina që secili, kishin paguar për të hyrë ilegalisht në Angli.

Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit në bodrumin e një restoranti indian, si një operacion kriminal të sofistikuar dhe për këtë arsye dy shqiptarët do të vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com