Ajo ishte në moshën 10-vjeçare kur u bë një nga emrat më të njohur falë bukurisë së saj që mahniti botën duke u shpallur edhe si “Vajza më e bukur në botë”. Thylane Léna-Rose Loubry Blondeau sot është 17 vjeç dhe ruan të njëjtën bukuri por me një pamje prej vajze të rritur.
Thylane krahas modelimit i është futur edhe aktrimit. Ajo është e bija e futbollistit francez Patrick Blondeau dhe TV prezantues Veronika Loubry. Modelja është krahasuar shpesh edhe me Gigi Hadid për ngjashmërinë. Shikoni si duket tani Thylane.