Loading...

19 vjecares Vlonjate nuk i mungon dëshira për të studiuar edhe pse është në karrocë

Stelina Brakaj,19 vjecarja studion informatikë në shkollën industriale Vlorë. Prej lindjes vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon të lëvizë,nuk e lejon të ecë me hapat e saj, por në asnjë mënyrë nuk është dhe nuk mundet të bëhet pengesë për 19 vjecaren. Me ndihmën e një karroce,e sheh përditë në shkollën industriale, aty ku është një nga nxënëset më të mira të shkollës, por vec informatikës,ka edhe pasione të tjera,mbi të gjitha muzikën. Mbështetja e saj më e madhe është familja,nëna që e shoqëron për cdo ditë, por edhe shokët dhe shoqet e saj.

Jeton në konviktin e shkollës industriale, bashkë me mamanë e saj,në pamundësi edhe të faktit se nuk mund të shkojë përditë në llakatund,aty ku jeton pjesa tjetër e familjes.

Shtatë operacione të kryera mes Greqisë dhe Shqipërisë,nuk e kanë ndihmuar të ngrihet në këmbë,madje për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale ka humbur edhe një veshkë. Pak vite më parë pati mundësitë të shkonte drejt SHBA,për një tjetër operacion,që mund ta ngrinte në këmbë, por dicka e tillë nuk u realizua për shkak të veshtirësisë ekonomike dhe ndihmës së premtuar,por të paralizuar.
I kanë dhënë disa herë premtime,deputetë,pushtetarë e deri dhe ministra, por në realitet vec premtimit asgjë tjetër.

Ndihma thuajse pak ose shumë pak. Stelina sot lëviz me ndihmën e një karroce mekanike, por fakti që duhet të ndjekë shkollën e bën të pamundur, teksa një karrocë elektrike do të ishte zgjidhja për 19 vjecaren. Është e apasionuar pas muzikës, por mbi të gjitha mbi shkollën. Kërkon vetëm ndihmë,por jo lëmoshë, Stelina është kryelartë,për atë cfarë ka realizuar,pavarsisht vështirësive dhe aftësive të kufizuar.Stelina Brakaj sot është 19 vjec,vitin tjetër do të shkojë në universitet,duket se asgjë nuk e ndal. Dhe qëllimi i saj është të vijojë informatikën,pa harruar edhe muzikën,pasionin e saj të dytë. Sot ka nevojë për ndihmë,ka nevojë për një karrocë elektrike ,për të vijuar dhe ndjekur ëndrat dhe pasionet e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com