Zbardhet dëshmia e polices 24-vjeçare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë në protestën e së enjtes para parlamentit. Ajo ka rrëfyer si ndodhi përplasja me protestuesit para prokurorëve që kanë marrë në dorë çështjen. Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike e kapsolla. 24-vjeçarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësisht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Myslyman.
Ndërkohë nga organi i akuzës thuhet se në trupin e 24-vjeçares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.