Në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore morën pjesë rreth 70 udhëheqës botërorë. Ceremonia u mbajt ditën e dielë në Paris dhe një moment ka tërhequr vëmednjen e të gjithëve.
Në videon e publikuar masivisht në rrjetet sociale shihet Mbreti Mohammed VI shfaqet duke fjetur gjumë, gjatë fjalës së presidentit francez Emmanuel Macron, ku kujtonte të vrarët e Luftës së Parë Botërore.
“Dailymail” shkruan se ‘qershia mbi tortë’ ishte vështrimi që Donald Trump i hedh mbretit. Atij nuk i erdhi aspak mirë që Mbreti i Morokut nuk po i kushtonte rëndësi ceremonisë dhe po flinte krah së shoqes së tij, Melania Trump./Shqiptarja