Stacioni i njohur televiziv francez “ARTE” në emisionin “E Pashmangshmja” i ka kushtuar një dokumentar historisë të pazakontë të ishullit të Sazanit.
Në këtë dokumentar tregohet se si paranoja e Enver Hoxhës e shndërroi ishullin e Sazanit në një fortesë të paprekshme që do të kalonte nga një bazë ruse nën komandën kineze duke mbetur përfundimisht vetëm në drejtimin e pushtetit komunist dhe që sot është kthyer në një pikë turistike.
Auron Tare, specialist i trashëgimisë, shpjegon se ”përse në vitet ’50 komunistët kishin një interes të lartë për Sazanin”.
”Sepse bëhej fjalë për pikën më të dalë të bllokut sovjetik drejt Perëndimit”, thotë Tare.
”Madje komanda ruse që ndodhej në Sazan kishte lidhje direkte me Sevastopolin, ku ndodhej shtabi i përgjithshëm i flotës sovjetike”, tregon ai.
Sazani është një ishull i vogël, vetëm gjashtë kilometra katrore, megjithatë ai është lakmuar gjithë historinë e tij nga fuqitë e mëdha për pozicionin e tij shumë strategjik.
Sovjetikët do të ndërtonin në Sazan bazën më sekrete të Shqipërisë nga ku do të vëzhgonin aktivitetin detar të Mesdheut.
Vetëm në ishullin e Sazanit numërohen 3 600 bunkerë duke e kthyer atë në një fortesë të pamundur për t’u marrë.
Aktualisht, ishulli është i vizitueshëm nga turistët./ /G.S/Burimi/ata.gov.al
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/532235447250083/?t=0