Loading...

Shqipet “pushtojne” Romën për Skënderbeun

Të famshmit shqiptarë vazhdojnë që çdo ditë të numërojnë suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, Ramë Lahaj ka bërë të ditur se bashkë me emrat më të njohur shqiptarë që njihen në botë do të jenë së shpejti në Romë.

Ai ka konfirmuar se bashkë me Inva Mulën, Dua Lipën, Erzën, Genc Tukicin, Eno Pecin, Lorik Canën, Olen Cezarin, Elhaida Danin dhe Ermal Metën; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor.

Lahaj nuk ka preferuar të jap më shumë detaje, vetëm se njoftoi që këta artistë bëhen bashkë në moton “Tok së bashku për Skënderbeun”.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LAHAJT:

“Tok së bashku për Skënderbeun 🦅
Together for Skenderbeg ❤
19.11.2018!
Teatro Argentina. Rome, Italy
20:30h”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com