“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”. Kështu shprehet Saimir Tahiri në konferencën e shumëpritur në ambientet e “Rogner”. Ish-ministri tha se nuk e ka pasur të lehtë të heshtë dhe se nuk e ka humbur në asnjë moment besimin se e vërteta do të dalë një ditë. “Sot jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse përmendet, kërkova të hetohem. Jo një herë, por dy herë” – u shpreh Tahiri. “Kam heshtur në respekt të hetimeve.
Mund të bëja edhe unë politikanit dhe t’ua hedhja në sy atyre që kanë folur për mua, duke përfshirë edhe hetues e gazetarë. Kam heshtur në respekt të hetimeve. Të gjithë folën pa fund, vetëm unë heshta. Vendosa të bëj qytetarin e thjeshtë, vetëm para drejtësisë. Unë nuk bëja gjë tjerër, veçse qeshja. Do bërtas më fort se çdo gënjështër e thënë gjatë këtij viti. Nuk e kam patur të lehtë të hesht, por sot kam vendosur të thëm boll. Se kam humbur besimin që do të dalë e vërteta. Unë kërkova që të hetohem edhe në Itali.
Shumë politikanë kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar. Politika çdo ditë bën gënjështra dhe hetime. Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje. Sot kam vendim e gjykatës italiane që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepsë nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa. Sot jam i vetmi politikan në Shqipëri, vetëm se u përmenda në tabulatet e trafikantëve u hetova. Por Italia me vendim të formës së prerë ka mbyllur hetimet ndaj meje” – tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.