Loading...

Rritet çmimi i karburantit, ja çfarë pritet të ndodhi në Francë

Protesta masive priten ditën e nesërme në Francë.

Rritja e çmimit të karburantit dhe rënia e fuqisë blerëse, kanë bërë që të paralajmërohen protesta të fuqishme.

Protestuesit të cilët e kanë quajtur veten “Jelekët e Verdhë”, pritet të bllokojnë trafikun në 1500 pika strategjike, duke bërë që të paralizohet e gjithë Franca.

Parisi, Seine-Saint-Denis, Val-de-Marne apo edhe shumë qytete të tjera pritet të kenë radhë të mëdha trafiku, ndërkohë që mediat u druhen përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com