Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës pop i ka bërë vetes dhuratën më të çmuar, albumin Pheonix që po arrin një sukses të madh.
Dhe në këtë ditë të veçantë për të, Rita ka marrë urimet e prindërve të saj Nikë dhe Vera Ora. Ata e uruan vajzën e tyre në gjuhën shqipe.
“Happy Birthday Girl. Shumë Urime. Love Babi,” shprehet Nikë, babai i Ritës.
Ndërsa Vera shprehet,”Rita Pita, Happy HB zog, I love you so much! Enjoy Pheonix.”
Rita të premten publikoi albumin e dytë në karrierën e saj muzikore ‘Pheonix’. /atsh