Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot, banorëve të zonës së Astirit të lirojnë rrugën dhe të lejojnë zhvillimin e projektit. Rama foli për herë të parë nga kryeministria, gjatë një takimi me koordinatorët. Ai tha se nuk do të pranojë të paguajë për “rrumpallën” e viteve të kaluara.
“Të thonë që ‘kemi futur letrat për legalizim”, nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin, – tha kryeministri. – Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë?!
Mbi cilin ligj?! Me ç’të drejtë morale?! Nga ku?! Nga buxheti i shtetit?! Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj?! Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?!
Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, theksoi Rama. Kësisoj, kryeministri nuk ka bërë asnjë lëshim për qindra familjet që u shemben shtëpitë dhe bizneset dhe po protestojnë për më shumë se dy javë rregullisht në dyert e bashkisë së Tiranës dhe në rrugën ku do bëhen shembjet.
Po sot ka folur edhe ministri Damian Gjiknuri në komisionin e Ekonomisë;Gjiknuri tha se nuk ka ende një vendim qeverie për subjektet që shpronësohen në Unazën e Re ndaj gjithë çdo po ndodh është e parakohshme. ‘nuk kryhen shembje pa dalë vendimi i shpronësimeve. Do të dalë një VKM për 180 objekte. Ndaj banorët t’i drejtohen me dokumenta ARRSH-së për problemin e tyre për t’u sqaruar, jo atje në rrugë, se shteti ka zyra ka institucione.”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/345740406184822/?t=0