Dy burra, një italian dhe një shqiptar, janë arrestuar pas konfiskimit të më shumë se 18 kg marijuanë dhe 7 gram kokainë në 14 doza. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit policor në Osimo në kuadrin e një sërë kontrollesh kundër drogës.
Italiani u ndalua te Marcelli di Numana pasi e kishin pikasur atë të diskutonte me persona të tjerët gjatë dorëzimit të një pako të zezë. Ajo ishte një pako e mbyllur, ku ata zbuluan gjatë një inspektimi se përmbante 1.1 kg marijuanë. Duke ndjekur gjurmët e furnizimit, karabinierët kanë ndjekur dhe ndaluar edhe shqiptarin në shtëpinë e tij, ku edhe gjeti 17 kg marijuanë të tjera, të ndarë në pako, si edhe 7 gram kokainë, tjetër të ndarë në 14 doza, si edhe të holla në para, të gjitha të fshehura në një kuti në garazh.
Të dy personat, të pamartuar, janë mbyllur në burgun Montacuto në Ancona me akuza për trajtimin dhe posedimin e drogës për qëllime të tregtimi.