Vazhdojnë “firot” në radhët e përfaqësueses shqiptare para ndeshjes së sotme miqësore me Uellsin.
Pas largimeve të Gjimshitit, Binakut dhe Ndojit një ditë më parë, sot edhe një tjetër futbollist ka lënë grumbullimin e përfaqësueses.
FSHF ka bërë të ditur se sulmuesi Rei Manaj ka lënë sot grumbullimin e skuadrës, pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike për duelin e sotëm.
Futbollisti nuk ka probleme dëmtimesh, por po kalon një gjendje gripale, sipas informacionit të shpërndarë nga FSHF, ndaj nuk është i gatshëm për ndeshjen e sotme.
Manaj do ta niste ndeshjen nga stoli sot, pasi Balaj ishte piketuar nga Panucci si titullar.
Kjo është arsyeja pse atij i është dhënë leje që të largohet, pasi në pjesën e dytë, në vend të sulmuesit që aktivizohet në Rusi, me shumë mundësi do të hyjnë në fushë Vrioni dhe i riu Ademi, të cilët presin të marrin disa minuta në këtë grumbullim të kuqezinjve.