Loading...

Ngjarja në Selenicë të Vlorës, identifikohet autori (Emri\Detaje)

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Selenica ndërsa mësohet se është vrarë shtetasi Fatmir Hodo. Viktima, 64-vjeç, është qëlluar me armë gjahu. Mësohet se Hodo mbante detyrën e kryetarit të njësisë administrative Kotë, në Bashkinë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ndërsa autori dyshohet të jetë A.D, 43 vjeç. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po heton shkaqet e krimit të rëndë.

Njoftimi i policiese: Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com