Loading...

Në kërkim për ngjarjen e rëndë në Austri, si u kap në kufi 61-vjeçari

Ka tentuar t’i shpëtojë gjykimit dhe dënimit duke u kthyer në vendlindjen e tij por nuk i ka shpëtuar kontrollit në kufi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë kanë bërë ndalimin e një shtetasi nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena për veprën penale të vrasjes.

Ai është shtetasi Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimin në shtetin austriak. Sipas të dhënave të Policisë, shtetasi në kërkim ishte arratisur nga Austria pas krimit të kryer, duke u vendosur në Istog të Kosovës.

Ai ka tentuar të futet në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare në Morinë, por gjatë verifikimit të të dhënave në sistem, ka rezultuar se 61- vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht, Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Kukësit, Ndërkaq, arrestimi i tij u bë i ditur dje edhe nga drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili ka bërë publike rezultatet e javës që lamë pas, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, i nisur që prej 20 shtatorit. Sipas të dhënave të Policisë, ndaj shtetasit Skënder Dekaj, Gjykata e ST.POLTEN, Austri, me vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal austriak.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”, bëri të ditur Policia e Kukësit në njoftimin e dhënë ditën e djeshme. Sipas të dhënave, në momentin e përpunimit të dokumentacionit, 61-vjecari ka paraqitur pasaportën e tij, pa bërë asnjë tentativë për të kaluar me dokumente false.

Ai ishte prej një viti në kërkim, por pavarësisht kësaj, ka tentuar të futet në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar, duke shpresuar se emri i tij nuk do të figuronte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sapo kjo është konstatuar nga kontrollorët, është kryer dhe ndërhyrja.

Policia mbërriti në vend duke e ndaluar atë, nga ku i është komunikuar edhe motivi i këtij ndalimi. Sipas policisë, 61-vjeçari nuk ka bërë asnjë tentativë arratisjeje në momentin e ndalimit dhe nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me veprën e rëndë penale për të cilën akuzohet në Austri dhe që i është dhënë masa e arrestit në burg.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com