Loading...

Morën ‘Benz’-in në Skrapar e dërgojnë për skrap në Uznovë, pranga tre të rinjve

Policia e Beratit ka arrestuar tre të rinj në flagrancë, pasi  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim’’, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë. Në njoftimin e policisë shkruhet se të arrestuarit janë, A.L, 24 vjeç, S.H, 27 vjeç dhe L.H, 22 vjeç.  Mësohet se mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen ‘’Uznovë’’ dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com